Në hapin e katërt themelohet Asociacioni: Publikohet propozimi i djeshëm i BE-së
Bashkimi Evropian (BE) e ka publikuar Propozimin për Kompromis që e ka bërë në takimin e djeshëm me kryeministrin Kurti dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiq.
Përmbajtja e këtij dokumenti mbi të cilin shkruhet se është draft i datës 19 korrik 2023 reflekton atë që e tha dje kryediplomati evropian Josep Borrell mbi zbatimin paralel të çështjeve primare në të cilat insistonte Kosova dhe Serbia.
Hapi i parë shkon pikërisht në këtë njëkohshmëri: derisa nisin negociatat për Statutin e instrumentit vetëmenaxhues për serbët e Kosovës në anën tjetër Serbia nuk do të insistonte në përdorimin e asteiskut apo fusnotës por aas pjesëmarrjes së UNMIK-ut në forume ndërkombëtare.
Menjëherë hapi i dytë parashihte përmbylljen e negociatave për Statutin e instrumentit të vetëmenaxhimit për serbët e Kosovës.
Duhet kujtuar se kryeministri i Kosovës kishte pretenduar dje se vetëm Kosova kishte pasur propozim në tavolinë. Kjo u mohua edhe sot nga Bashkimi Evropian.
Pikat tjera:
Themelimi i Asociacionit – që quhet instrumenti i vetëmenaxhimit për serbët e Kosovës – parashihet në hapin e katërt. Ai bëhet njëkohshëm me shuarjen e strukturave paralele që administrohen nga Serbia në Kosovë dhe “tranzicionin e tyre në instrumentin e vetëmenaxhimit për serbët e Kosovës.”
Njohja e dokumenteve respektive dhe simboleve kombëtare është paraparë në hapin e pestë.
Formalizimi i statusit të Kishës Ortodokse Serbe ishte paraparë në hapin e gjashtë.
Për dallim nga ky Propozim i BE-së, ai i Kurtit i kishte pasur 18 hapa. Nisja e negociatave për Asociacionin parashihej të ndodhte në hapin e katërt, ndërsa mbarimi i këtyre negociatave parashihej të ndodhte në hapin e shtatë.
Në hapin e nëntë parashihet që Serbia të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.
Në hapin e dhjetë parashihet që të kompletohen procedurat e brendshme në Kosovë për mbrojtjen e vendeve të trashëgimisë kulturore dhe religjioze serbe.
Si hap i parafundit është edhe organizimi i një konference donatorësh dhe përgatitja e projekteve të përbashkëta nga të dyja palët.
Ndërsa, si hap i fundit është nisja e negociatave të reja për të arritur Marrëveshja ligjërisht obliguese për Normalizim Gjithëpërfshirës.
Dokumenti:


