“Gratë duhet të lindin 3 fëmijë”: Pak reagime ndaj deklaratave tronditëse të gjinekologu nga Shqipëria - NACIONALE

“Gratë duhet të lindin 3 fëmijë”: Pak reagime ndaj deklaratave tronditëse të gjinekologu nga Shqipëria

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dje në opinion publik u bë virale një intervistë e çuditshme. Ngjarja zhvillohej në një emision në Shqipëri, ku i ftuar ishte Shkëlqim Balili, i prezantuar si gjenekolog nga moderatorja. Ftesa në studion e televizionit “Vizion Plus” i shërbeut gjinekologut për të dhënë “këshilla”, disa prej të cilave qenë jashtëzakonisht problematike.

“Gruaja duhet me patjetër të lindë 3 fëmijë” – ishte ndoshta deklarata më skandaloze e tij, ndonëse edhe deklarata se gratë që lindin në moshën 30-vjeçare lindin si plaka, është po aq problematike.

Por përkundër deklaratave, të cilat e reduktojnë gruan në rolin e saj biologjik të riprodhimit, shumë pak reagime kishte në Kosovë rreth kësaj intervistë. Ndonëse intervista u bë virale edhe në Kosovë, ajo ngjalli vec një puhizë të lehtë reagimi.

Ishte Zana Avdiu, analiste dhe feministe, që reagoi. Përmes një postimi në Facebook, zonja Avdiu e kritikoi gjuhën e mjekut nga Shqipëria, duke thënë se një burrë u tregon grave se sa fëmijë duhet t’i bëjnë.

“Një burrë del edhe tregon se çfare moshe llogaritën plaka gratë, edhe sa fëmijë duhet t’i bëjë gjithsesi një grua. E shumë tjerë ia bëjnë share me idene “kqyrni ju, merrni vesh”. Dmth, edhe këtë të drejtë ia kanë dhane vetës burrat, përveç tjerash”, ka shkruar Avdiu në Facebook.

Tutje, zonja Avdiu shkroi se gratë kanë vendosur vetë për vetën e tyre, dhe se sipas saj të gjithë duhet ta pranojnë këtë fakt.

“Mirëmengjesi krejtve, përveç atyre burrave që spo mujnë me pranu faktin që smujnë mi kontrollu edhe frymemarrjën e grave”, përfundon statusi i saj.

E irrituar me deklaratat e mjekut u shpreh gazetarja Paulina Nushi-Muhaxhiri, e cila në një postim thotë se sipas “zotëriut që konsiderohet ekspert i çAshtjes”, gruaja duhet me çdo kush të lindë tre fëmijë.

Ajo është irrituar edhe me faktin e promovimit të ideve të tij nga ana e televizionit shqiptar.

“Qysh more promovohet ky, a mendoni për gratë që s'mund të lindin fëmijë dhe ato që duan më shumë se që kanë por s'mund t'i bëjnë .Plus asaj çka qenka gruaja në gjykimin e tij që me patjetër duhet të përmbushë norma të tilla” – shkroi ajo.

“Go home oo axhus” – përfundoi zonja Paulina.

Çka tha mjeku?

Në një mënyrë krejt bizare, z. Balili e krahason gruan që lind me një saksi që i jep jetë trandofilit. Pra në një mënyrë të papranueshme, ai e objektifikonte trupin e gruas, duke e reduktuar atë në vetëm biologjikën e saj, atë të lindjes.

Tutje, gjinekologu theksonte se gratë që nuk lindin, në botëkuptimin e tij thellësisht patriarkal, thahen. Madje, z. Balili vjen edhe me një pretendim tjetër të çuditshëm, duke thënë se gratë që nuk lindin kanë një trend më të madh për t’u sëmuar nga kanceri i gjirit se gratë që lindin.

“Patjetër, çdokush që norma që duhet të bëjë është tre fëmijë. Me dy gruaja duhet të lindë. Lindja e lulëzon gruan. Është si puna e saksisë që lind trandafili. Dhe një grua që nuk lind, një grua që bënë vetëm një fëmijë, thahet si kumbulla ashavkë. Gratë që nuk kanë lindur fare, kanë një trend për t’u sëmuar nga kanceri i gjirit, më tepër se tjerat.” – tha ai në Vizion Plus, transmeton Nacionale.

Përtej kësaj, z. Balili ka rrëshqitur edhe në terma politikisht jo korrekte, e madje edhe jo shkencore. Ai ka pretenduar se gratë që lindin në moshën 30-vjeçare “vijnë për të lindur si plaka”.

Sipas tij, gruaja duhet të lind ndërmjet moshës nga 19 vjeçe deri në 28 vjeçe.

“Ne na mungon informacioni. Ne duhet që në të gjitha spitalet dhe qenrat shëndetësore të ketë formator, njerëz të trajnuar për problemet shëndetësore. Ata janë njerëz të rinj, të cilët janë trajnuar shumë mirë për shtatëzaninë dhe aktivitetin seksual. Mjekët gjinekolog duhet të flasin nëpër shkolla. Ne nuk duhet të bëjmë aborte, janë të dëmshme. Mosha për të linduar është deri në 30 vjeç. Mua më janë dukur vajzat 30 vjeç që vijnë për të lindur si plaka. Femra 19 vjeç ka mbaruar adoleshencën, është pjekur dhe deri në 28 është lidnja normale. Organizmi është i perdispozuar për të dhënë vitalitet. Duhet të bëjnë deri në tre fëmijë.” - tha mjeku, transmeton Nacionale.

Lajme të ngjashme