Grabitje e përçudshme në Shtime: Vidhen do para në një zyre, më pas gjendet vetura e djegur e vjedhësve
Një grabitje e çuditshme del se ka ndodhur në komunën e Shtimes.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt nën ombrellën e të cilës ndodhet komuna e Shtimes, Kujtim Veseli, ka thënë se dy persona nën kërcënim të armës së zjarrit kanë grabitur një shumë të parave dhe janë larguar me një automjet të quajtur Tauran në një drejtim të panjohur.
“Sot, rreth orë 13:10 policia e stacionit në Shtime ma pranuat një informacion se në rrugën “12 Qershori” se në zyrat e KEDS ndodhur një rast i grabitjes. Policia e rendit e më pas policët hetues kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nga informatat e para është mësuar se dy persona me maska nën kërcënimin e armëve të zjarrit kanë grabitur një shumë të parave dhe janë larguar me një automjet tauran në drejtim të panjohur. Në rast janë kyçur edhe hetuesit dhe krim teknikët e Sektorit Rajonal të Hetimeve dhe nën autorizim të porkurorit kujdestar i kanë nisur hetimet në kërkim të automjetit dhe personave të dyshuar,” - ka deklaruar Veseli.
Nuk dihet nëse është fjala për automjet Touaran që kushton goxha shumë.
Por, më pas vetura në fjalë ishte gjetur jo larg qytetit të Shtimes e djegur.
“Jo larg qytetit të Shtimes, në rrugën që qon në fshatin Jezerc, policia ka gjetur automjetin e djegur, me të cilin dyshohet se personat e dyshuar e kanë kryer grabitjen në Shtime,” - ka përfunduar Veseli.
Për fat të keq, Policia nuk ka treguar se sa ishte shuma e vjedhur nga ana e dy vjedhësve.