Gola i VV-së: Opozita nënshkroi marrëveshje që minohet Republika, pastaj thonë “hajde Albin, ndale, ku i ke fjalët” - NACIONALE

Gola i VV-së: Opozita nënshkroi marrëveshje që minohet Republika, pastaj thonë “hajde Albin, ndale, ku i ke fjalët”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë përgjegjës opozitën për marrëveshjet e kaluara si ajo për Fusnotën dhe për Asociacionin.

Madje, Gola ka thënë se tani opozita, marrëveshjet që i ka bërë vetë, po kërkojnë nga Kurti që t’i ndaloj.

Nënshkruan marrëveshje, në të cilat minohet statusi i Republikës përmes fusnotës, duke e cilësuar atë si fluskë bore. Kur ajo u be ortek, ia nisën: "hajde Albin, ndale, ku i ke fjalët". –ka shkruar Gola.

Të njëjtën gjë Gola e thotë edhe për Asociacionin që së fundmi ka kërkesë të shtuar nga ndërkombëtaret, e me theks të veçant nga pala amerikane, që të krijohet ky asociacion.

“Nënshkruan marrëveshje të dëmshme për Asociacion, duke e cilësuar si OJQ. Tash qe po e shohim se nuk eshte bash OJQ, por një ndarje potenciale e Kosovës, te thone "hajde ndale Albin, ku je?!". Kur reziston politikisht me e zbatu ketë detyrim ndërkombëtar, natyrshëm zyrtaret amerikane te portretizojnë si pale destruktive ndërsa Serbinë si palë konstruktive. E ty pastaj opozita të thonë që "po na prishe me Amerikën". – thotë Gola ndër tjerash.

Lajme të ngjashme