Ymeri: Kosova dhe Serbia duhet të jenë të përkushtuara për të arritur marrëveshje
Analisti Visar Ymeri ka thënë se duhet të diskutohet se çka është duke u kërkuar nga Kosova në këtë fazë të Asociacionit.
Ymeri këtë e ka thënë duke u shprehur se mendon se këtë fazë nuk e kanë te qartë.
Analisti gjithashtu ka thënë se të dyja palët duhet të jenë të përkushtuara për të arritur marrëveshje dhe këtë marrëveshje t’a kuptojnë si hap drejt paqes së qëndrueshme në rajon.
“Çështja e rëndësishme që këtu duhet të diskutohet është të identifikohet se çfarë po kërkohet nga Kosova në këtë fazë për Asociacionin, sepse as këtë mendoj se nuk e kemi të qartë”, ka thënë Ymeri në RTV Dukagjin.
Sipas Ymerit dialogu Kosovë – Serbi duhet të zhvillohet në binarë të ndryshëm.
“Tashmë Kosovës po i kërkohet të fillojë diskutimin, pra ideja është që dialogu Kosovë-Serbi të jetë duke u zhvilluar në binarë të ndryshëm”, ka shtuar ai.
