Gogiq: Nuk ka gjasa që propozimi evropian t'i japë Kosovës njohjen nga shtetet mos-njohëse në BE
Meqë Kosova nuk po e merr njohjen e shumëpritur nga Serbia, atëherë a mund të ndryshojë qëndrimin e shteteve mos-njohëse të BE-së për të mundur që të anëtarësohej në NATO dhe BE? Sipas politologut Ognjen Gogiq, nuk ka gjasa.
Politologu serb nga Kosova, Ognjen Gogiq, ka deklaruar se motivi kryesor i Kosovës për ta pranuar propozimin evropian është pikërisht pritja se me këtë marrëveshje mund të arrijnë njohjet në fjalë.
“Kosova e di se nuk do të marrë njohje nga Serbia, që do të ishte gjëja më e rëndësishme për ta. Rezultati i dytë i dëshiruar për Kosovën është që të paktën këto pesë shtete mos-njohëse në BE ta njohin atë. Po ashtu, këto vende, përveç Qipros, janë edhe anëtare të NATO-s dhe e pengojnë hyrjen e Kosovës në këtë aleancë. Prandaj, Kosova shpreson se ky do të jetë rezultati i kësaj marrëveshjeje. Por, pyetja është se sa realiste është një pritje e tillë?”
“... për këto shtete mos-njohëse kjo nuk mjafton për ta ndryshuar qëndrimin dhe për ta njohur Kosovën,” – u shpreh z. Gogiq në fjalën e tij.
Sipas tij, çështjen e vështirësonte përmbajtja e marrëveshjes dhe fakti se ajo ishte e përkohshme.
“Për ta njohur Kosovën duhet që të mos jetë më precedent dhe nuk do të ishte precedent në momentin kur Serbia do ta njihte Kosovën. Minimumi që do t’ju duhet është arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme që do të ratifikohej në kuvendin e Serbisë dhe atë të Kosovës. Kjo marrëveshje nuk është e tillë. Duket si një deklaratë politike...”
“Kur të merret parasysh e gjithë kjo, nuk ka gjasa që këto pesë shtete të BE-së, pavarësisht nëse ai dokument pranohet ose jo, ta njohin Kosovën,”