Goditet nga vetura një këmbësore në Prishtinë, shoferi ikën nga vendi i ngjarjes - NACIONALE

Goditet nga vetura një këmbësore në Prishtinë, shoferi ikën nga vendi i ngjarjes

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një aksident trafiku ka ndodhur në Prishtinë, saktësisht në rrugën “Bill Klinton”.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale se një veturë e ka goditur një këmbësor.

Ahmeti ka njoftuar se drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa këmbësorja është dërguar për tretman mjekësor.

Rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që ngasësi i i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes. Zyrtarët nga njësiti i trafikut janë duke punuar në drejtim të identifikimit të vozitësit të veturës dhe hetimit e rastit.” – ka bërë të ditur Ahmeti.

Lajme të ngjashme