Zëvendësministri i MAPL: Nëse del, shoh dozë rreziku që KFOR-i nuk e lejon Hetemin të kthehet në zyrë - NACIONALE

Zëvendësministri i MAPL: Nëse del, shoh dozë rreziku që KFOR-i nuk e lejon Hetemin të kthehet në zyrë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka komentuar izolimin e kryetarit të komunes së Leposaviqit, Lulzim Hetemit në zyren e tij.

Vokrri për Info Magazine të Klan Kosovës, ka treguar njërën nga arsyet se pse Hetimi po qëndron i mbyllur në zyren e tij.

Ai ka thënë se KFOR-i nuk po jep garanci se do ta lejojnë të kthehet prap në objektin komunal.

Sikur KFOR-i të japë garanci se nuk e pengon që të kthehet në zyrën e tij, çështjet e tjera të sigurisë janë të rregulluara, madje nuk ka nevojë as për shoqërim. Në bazë të asaj që kam parë, aty shoh dozë rreziku”, është shprehur Vokrri.

Lajme të ngjashme