Zëvendësministri i MAPL-së flet udhëzimin administrativ për kryetarë në veri: Javën që vjen do të jetë gati
Zëvendësministri në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka thënë se udhëzimi administrativ për kryetarë e komunave veriore është gati në finalizim.
Vokrri i ftuar në Klan Kosova thënë se javën që vjen do të jetë gati.
“Ka mbetur vetëm edhe fare pak punë që të finalizohet dhe jam i sigurt që brenda javës që vjen do të jetë gati. Për aq sa unë jam i informuar dy kanë qenë vërejtjet kryesore, një që lidhej me afatet ligjore, pra afatet kohore për këto procedura dhe tjetra ishte se mos po hapet një derë e re.” - u shpreh ai.
Vokrri ka thënë se e ka shikuar ligjin dhe udhëzimin administrativ dhe u shpreh se nuk ka parë ndonjë kontradiktë mes këtyre të dyjave.
“Unë e shikova ligjin për qeverisje edhe këtë udhëzim administrativ, draftin pra dhe unë edhe pse nuk jam jurist nuk pashë që ka ndonjë kontradiktë mes këtyre të dyjave.” – është shprehur Vokrri.
