Gjykimi i krerëve të UÇK-së më i gjatë se ai i Millosheviqit – Reagon ashpër avokati i Kadri Veselit - NACIONALE

Gjykimi i krerëve të UÇK-së më i gjatë se ai i Millosheviqit – Reagon ashpër avokati i Kadri Veselit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka reaguar ashpër ndaj kërkesës së Prokurorisë që ata ta prezantojnë çështjen për rreth 700 orë.

Sipas Emmersonit, kjo kohë është më e madhe se që është dashur në gjykimin për kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.

“Sepse zgjatja është armik i drejtësisë, i të drejtave të të akuzuarve. Aktakuza ndaj Millosheviqit, kur filloi fushata në Ballkan. Unë besoj që në këtë rast, periudha e aktakuzës mbuloi 10 vite në gjithë Ballkanin. Në atë rast nuk u shtrua çështja se çfarë u urdhërua të bënin, por çfarë bënë. Prokuroria paraqiti faktet e saj. Ajo mori 360 orë për ta paraqitur, teksa në rastin tonë po duhet dyfishi. Tek rasti i Millosheviqit, do të duhej të ishin dashur 20 vite nëse do të vazhdonte me këtë logjikë si tani”, tha Emmerson, transmeton Nacionale.

“Jo vetëm për interesin e të ndihmuarit të prokurorise ta paraqes në menyrë koherente, por ne dhe ju dhe kemi një qellim të përbashkët. Ne kemi për detyre të sigurohemi, se nëse ata bejnë punën në mënyrën kaotike do të cenojnë drejtësinë. Në vetvete është në dëm te të akuzuarve sepse kanë dy vite që qendrojnë në paraburgim”, ka thënë ai.

Ndryshe, Prokuroria ka bërë të ditur se ka në listë 312 dëshmitarë për këtë temë.

Lajme të ngjashme