Gjykata në Beograd ia cakton Lulzim Halilit 30 ditë paraburgim - NACIONALE

Gjykata në Beograd ia cakton Lulzim Halilit 30 ditë paraburgim

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjykata e Lartë në Beograd të enjten, 24 korrik, ia ka caktuar 30 ditë paraburgim Lulzim Halilit, shqiptari i arrestuar në Serbi disa ditë më parë.

Në përgjigjen e kësaj gjykate thuhet se Halili dyshohet “për kryerjen e veprës penale të organizimit dhe nxitjes së kryerjes së gjenocidit dhe krimeve të luftës”, raporton Koha.

Lulzim Halili është arrestuar më 22 korrik nga autoritetet serbe në afërsi të qytetit Svilajnac, rreth 100 kilometra nga Beogradi dhe është dërguar menjëherë në mbajtje në Stacionin Policor të këtij qyteti.

Lajme të ngjashme