Gjykata Kushtetuese vendos që rasti i Suzana Sogëjanit të kthehet në rigjykim - NACIONALE

Gjykata Kushtetuese vendos që rasti i Suzana Sogëjanit të kthehet në rigjykim

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata Kushtetuese e ka vendosur si të pranueshme kërkesën e Suzana Zogëjani Sekiraqës, që rasti i saj të kthehet në rigjykim.

Zogëjani-Sekiraqa ishte dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e bashkëshortit të saj,

Sipas Kushtetueses, Gjykata ka vendosur me shumicë votash që kërkesa për rigjykim është e pranueshme dhe se vendimi i Gjayktës Supreme dhe ai i Gjkatës Themelore në Prishtinë, nk janë në përputhshmëri me paragrafin 1 dhe 4 të nënit 31.

“Bazuar në të lartcekurat Gjykata, me shumicë votash, vendosi që (i) kërkesa është e pranueshme për shqyrtim në merita; dhe (ii) konstatoi se Aktgjykimi [Pml.nr.310/2020] i 28 prillit 2021 i Gjykatës Supreme, në ndërlidhje me Aktgjykimin [PAKR. Nr. 133/2020] të 3 korrikut 2020 të Gjykatës së Apelit dhe Aktgjykimin [PAKR.nr.37/19] të 24 janarit 2020 të Gjykatës Themelore në Prishtinë, nuk janë në përputhshmëri me paragrafin 1 dhe 4 të nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës dhe pikën d) të paragrafit 3 të nenit 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.” – thuhet në njoftim.

Sipas Gjykatës Kushtetuese, aktgjykimet përkatëse të gjykatave janë nxjerrë në shkelje të parimit kushtetues së barazisë së armëve.

Tutje, thuhet sse Gjykata ka shpallur të njëjtat të pavlefshme dhe e ka kthyer çështjen përkatëse në rigjykim në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

“Bazuar në të lartcekurat, Gjykata konstatoi se, Aktgjykimet përkatëse të gjykatave të rregullta janë nxjerrë në shkelje të parimit kushtetues të barazisë së armëve dhe rrjedhimisht, në kundërshtim me garancitë procedurale të mishëruara në paragrafin 1 dhe 4 të nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës në lidhje me pikën d) të paragrafit 3 të nenit 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Për pasojë, Gjykata shpalli të pavlefshme të njëjtat dhe ktheu çështjen përkatëse penale në rigjykim në Gjykatën Themelore në Prishtinë.” – thuhet tutje.

Njoftimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese mund ta gjeni KËTU.

Lajme të ngjashme