Gjykata Kushtetuese lejon votimin ndaras, por thotë se propozimi për nënkryetar duhet të bëhet nga shumica e deputetëve serbë - NACIONALE

Gjykata Kushtetuese lejon votimin ndaras, por thotë se propozimi për nënkryetar duhet të bëhet nga shumica e deputetëve serbë

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka lejuar votimin ndaras të nënkryetarëve.

Sipas vendimit, thuhet se nuk përbën shkelje nëse nënkryetarët votohen ndaras. Kjo pasi nuk është e cekur shprehimisht në kushtetutë.

Megjithatë, Gjykata ka theksuar se propozimi për nënkryetar serb, duhet të bëhet nga shumica e deputetëve, e që i bie në këtë rast, Lista Serbe.

“Nga si më sipër, Gjykata nënvizon se propozimi për nënkryetar të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komuniteteve që nuk janë shumicë, në rastin konkret, të komunitetit Serb, duhet që të bëhet nga shumica apo numri më i madh i deputetëve nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb”, thuhet në vendim.

Lajme të ngjashme