Gjinovci me një ‘share’, Ramabaja merret me opozitën: Si reaguan mbështetësit e njohur të Kurtit për Manastirin - NACIONALE

Gjinovci me një ‘share’, Ramabaja merret me opozitën: Si reaguan mbështetësit e njohur të Kurtit për Manastirin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Aktivisti i njohur për qëndrime pro pushtetit, Rron Gjinovci, nuk e ka komentuar fare vendimin qeveritar që udhëzon Agjencinë Kadastrale të Kosovës, t’ia regjistrojë Manastirit të Deçanit tokën ‘e premtuar’.

Gjinovci vetëm e ka shpërndarë lajmin e Kohës, me titull: ‘Qeveria urdhëron që Manastirit të Deçanit t’i jepen pronat sipas vendimit të Kushtetueses’.

Ndërkohë Sadri Ramabaja, më shumë është marrë me opozitën, por jo me vendimin për Manastirin e Deçanit.

Opozita i nënshtrohet provimit të madh

Siç bëjnë të ditur mediat, Emisari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sonte në ora 19:00, pret opozitën parlamentare; takimi mbahet në rezidencën e ambasadorit amerikan.

Do të doja që opozita të jetë unike dhe t'i jap përgjegen e merituar diplomatit të SHBA-ve, mikes sonë e partneres sonë më të rëndësishme në procesin e ndërtimit të Shtetit, sidomos në raport me BKS.

Kërkesat e opozitës në raport me Draftin europiano-amerikan për BKS do të duhej të ishin më të thella e më përmbajtësore se ato që mirret vesh se Qeveria ia paska dërguar Brukselit.

Ky do të jetë provimi më i madhë i opozitës.

A do ta kalojë?

Mbetet të shohim në orët në vijim.

Gjithësesi unë do të doja që ta kalojë provimin, sepse vetëm ashtu mund të themi se opozita angazhhet për një Republikë funksionale.

Në të kundërtën, po, mund të kemi zgjedhje edhe të parakohshme, por jo zgjidhje.

Sidoqoftë, Republika është e pacenueshme. Garant mbetet Qeveria Kurti”, shkruan Ramabaja.

Për dallim prej Gjinovcit dhe Ramabajës, shumë i zhgënjyer me vendimin, është Bleron Baraliu.

Me fjalë të ashpra e ka komentuar ngjarjen e sotme z.Baraliu duke shkruar si më poshtë:

Krejt kanë me u kry, siç janë kry Demarkaconi e tash edhe tokat e Manastirit, e nesër Asociacioni.

Mesatarisht secila prej këtyre temave ua ka hup nga 10 vite qytetarëve të Kosovës, kurse politikanëve asni ditë, përkundrazi, i ka sjellë n’pushtet.

Poshtë Albin Kurti, ky qyqar fjalëmadh e punëhiç, ky gënjeshtar tautologjik a narcisist me përmasa historike.

Tradhëtia e Kuvendit të Kosovës me krijimin e Gjykatës Speciale nën trysni ndërkombëtare, nën dirigjimin e Hashim Thaqit, zbehet në një mizë të padukshme karshi hipokrizisë dhe tradhëtisë së Albin Kurtit sot duke dhuruar toka shqiptare kishës fashiste politike s*rbe.

Me justifikime e qyqarllëk të paparë prej kohës së Ali Shukrisë e Rrahman Morinës, Albin hipoktriti po e dërgon popullin shqiptar drejt një lufte të re me hapa të sigurtë, herë me injorancë e herë me veprime kapricioze prej një narcisisti që qartë nuk kupton asgjë nga politika ndërkombëtare as lokale dhe verbërisht po na dërgon në një konflikt me aleatë e me njëri tjetrin.

"Nuk kemi çare", thoshte Hashimi; "S'patëm çare", paska deklaruar sot pasuesi i tij besnik dhe vasali më i ri nënshtruar racistëve politikë gjermanë e evropianë. Nuk paska patur çare sepse 'nuk futemi ndryshe në KiE' paska thënë qyqari 🤮. Populli ka nevojë për liri, për të drejtë jetese në trojet e veta, për vetëvendosje - jo për koncesione idiotësh e marrëveshje që cungojnë e mbyllin çdo shteg drejt përparimit të vendit e kombit.

Gjenerata e gjenerata do të na mallkojnë votën që ia kemi dhënë këtij imbecili politik! Gjaku i Adem Jasharit e mijëra dëshmorëve na mallkon sot! Kosova duhet të shkojë në zgjedhje një çast e më parë, dhe populli t'ia tregoj vendin këtij hipokriti injorant siç ia ka pas treguar jugosllavistëve të para luftës e neo-vasalistëve të pasluftës. Në të kundërtën, le ta mbajmë në supe vulën e poshtërimit e tradhëtisë, damkën e qyqarllëkut e dështimit.

Shkëlzen Gashi, nuk ka asgjë të re.

Lajme të ngjashme