Gjinovci ‘denoncon’ shqiptarët në aeroporte për mënyrën qysh i veshin fëmijët - NACIONALE

Gjinovci ‘denoncon’ shqiptarët në aeroporte për mënyrën qysh i veshin fëmijët

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti televiziv Rron Gjinovci ka bërë një postim në rrjete sociale në Facebook ku ka ‘denoncuar’’ shqiptarët për mënyrën se si i veshin fëmijët nëpër aeroporte.

Ky koment mund të duket banal sepse është i tillë. Madje, mund të cilësohet edhe ‘snobizëm’.

Gjinovci që ka udhëtuar në Suedi për të dhënë ligjëratë për diçka bashkë me Shkëlzen Gashin, ka bërë vërejtjen e tillë një orë më pasë në profilin e tij në Facebook.

“Jom bindë që arsyja pse shqiptarve ju kajnë fmija në aeroporte është se i veshin trash.” – ka thënë z. Gjinovci, në një variant të përzier mes gegës dhe standardit.

Nacionale nuk ka kuptuar se fëmijët e shqiptarëve qajnë më shumë se e nacionaliteteve tjera nëpër aeroporte, dhe as se arsyeja qëndron te mënyra se si veshen ata.

Doni ta dini se kush i ka marrë fjalët e z. Gjinovci në Facebook? Është Prokuroria Speciale në Hagë, në një raportim që e gjeni më poshtë:

Lajme të ngjashme