Gjini pas takimit me Escobarin: E mbeshtesim marrëveshjen evropiane, përfshihet njohja - NACIONALE

Gjini pas takimit me Escobarin: E mbeshtesim marrëveshjen evropiane, përfshihet njohja

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjatë mbramjës së sotme është mbajtur një takim mes opozitës kosovare me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier dhe me të dërguarin special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Pas takimit është deklaruar nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, i cili tha, se tema e takimit ishte marrëveshja evropiane që pritet të nënshkruhet.

Tutje, ai tha se qëndrimi i AAK-së është që marrëveshja e 27 shkurtit duhet të nënshkruhet.

“Do të ishte pozitive për Kosovën. Me marrëveshjen aktuale, pjesë e marrëveshjes në mënyrë implicite është njohja”, ka thënë Gjini, raporton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme