Gjilanasi shoqërohet në polici pasi pranoi se gjuajti me armë 22 herë
Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacionin policor të rajonit të Gjilanit, një person që gjuajti 22 herë në ajër me një revole me gaz.
Policia ka konfiskuar revolën dhe 22 gëzhojat e shkrepura.
Rasti është po hetohet në procedurë të rregullt.
"SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM & ARMËMBAJTJE PA LEJE Rr. Elena Gjika, Gjilan 22.02.2023 – 19:56. Është shoqëruar në polici i dyshuari mashkull kosovar i cili ka pranuar se ka shtënë 22 herë me një revole me gaz. Njësitë policore kanë sekuestruar revolen dhe 22 gëzhojat e shkrepura. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt." - thuhet në raport.
Njoftimi i plotë:
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 22.02.2023 ka pranuar informatë se në një rrugë të qytetit të Gjilanit janë dëgjuar të shtëna nga armë zjarri.
Njësitet policore me urgjencë i janë përgjigjur rastit duke lokalizuar lokacionin dhe arrestuar personin e dyshuar A.N. (1975) i cili dyshohet se me armë zjarri kishte shtënë në ajër. Nga i dyshuari zyrtarët policor si dëshmi për gjykatën kanë konfiskuar një (1) armë zjarri të tipit Zoraki të kalibrit 9 mm, si dhe njëzet e dy (22) gëzhoja të kalibrit 9 mm.
I dyshuar pas arrestimit është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprat penale ,,Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe rasti do të procedohet në Prokurorinë Themelore.

