Policia jep detaje të reja për aksidentit ku mbetën të vdekur katër persona në rrugën Ferizaj-Shtime - NACIONALE

Policia jep detaje të reja për aksidentit ku mbetën të vdekur katër persona në rrugën Ferizaj-Shtime

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në raportin 24 orësh për aksidenti ku mbetën të vdekur katër persona në fshatin Koshare të Ferizajt.

Sipas policisë, “deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur kur drejtuesi i njërës nga veturat për arsye deri më tani të pa njohura, humb kontrollin mbi veturë dhe godet dy veturat tjera të cilat ishin duke lëvizur në drejtim të kundërt”.

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET Rr. Ferizaj-Shtime 22.02.2023 – 19:15. Ka ndodhur aksident trafiku në mes të tri veturave me targa vendore, deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur kur drejtuesi i njërës nga veturat për arsye deri më tani të pa njohura, humb kontrollin mbi veturë dhe godet dy veturat tjera të cilat ishin duke lëvizur në drejtim të kundërt. Nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes është konstatuar se tre viktima meshkuj kosovarë janë pa shenja jete, ndërsa tre të lënduar tjerë janë dërguar në emergjencën e Ferizajt, ku më pas ka ndërruar jetë edhe viktima e katërt mashkull kosovar ndërsa dy të lënduarit e tjerë janë dërguar në QKUK Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit.” – thuhet në raport.

Në anën tjetër, nga Zyra për Informim në QKUK, kanë bërë të ditur se gjendja e gruas së lindur më 1996 është e rëndë.

Zyra për informim në QKUK, ju konfirmon se 2 persona po marrin trajtim në Klinikën Emergjente në QKUK. Një femër e datëlindjes 1996, është në gjendje të rëndë, ekipet mjekësore emergjente po bëjnë maksimumin, kurse personi tjetër që po merr trajtim ka lëndime më të lehta”, thuhet në konfirmimin e Shpend Fazliut.

Për këtë rast, ka reaguar edhe kryetari i Ferizajt, Agim Aliu i cili ka konfirmuar se njëri nga të vdekurit, ka qenë punëtor i komunës.

Lajme të ngjashme