Gjetjet e Auditorit në Ministrinë e Arsimit: Mbi 200 mijë euro pagesa nëmshkruhen nga person i pautorizuar - NACIONALE

Gjetjet e Auditorit në Ministrinë e Arsimit: Mbi 200 mijë euro pagesa nëmshkruhen nga person i pautorizuar

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Zyra Kombëtare e Auditimit(ZKA), e cila bën vlerësimin e punës së institucioneve publike, ka gjetur parregullësi edhe në Ministrinë e Arsimit Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), ku ka hasur në disa çështje problematike,

Raporti i ZKA ka evidenton mangësi në procesin e pagesave dhe menaxhimin e kontratave.

Ndër shkeljet që janë evidentuar nga auditori është nënshkrimi i tetë pagesave në vlerë prej 225,570 eurosh nga një person i paautorizuar.

“Në tetë pagesa në vlerë totale prej 225,570 euro ne kemi vërejtur që ato nuk ishin të nënshkruara nga zyrtari i autorizuar”, thuhet në raport.

Tutje në këtë raport thuhet se ministria ka paguar dhe regjistruar shpenzime në vlerë mbi 3 milionë euro në kategori ekonomike jo adekuate.

“MASHTI në vitin 2025 ka paguar dhe regjistruar shpenzime në vlerë 3,287,630 euro në kategori ekonomike jo adekuate, si rezultat i planifikimit jo të mirë buxhetor dhe pagesave të kryera nga thesari me vendime gjyqësore”, thuhet në raportin e ZKA.

Gjithashtu siç raporton ZKA, kjo ministri nuk kishte mbajtur regjistrat e menaxhimit të kontratave përmes platformës së e-prokurimit.

Duhet theksuar se, Auditimi i Ministrisë së Arsimit në Kosovë kryhet nga Zyra Kombëtare e Auditimit. Përgjatë planit vjetor, kjo zyrë realizon auditime financiare, të pajtueshmërisë dhe të performancës për të vlerësuar llogaridhënien, shpenzimin e buxhetit dhe efikasitetin e politikave arsimore./Nacionale

Lajme të ngjashme