Gjermania i dhuron donacion të automjeteve FSK-së - NACIONALE

Gjermania i dhuron donacion të automjeteve FSK-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shteti gjerman sot do t’i dhurojë donacion FSK-së.

Donacioni do të përfshijë automjete që Gjermania do t’ia dhurojë Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Si rezultat, nga ora 10:30 do të mbahet një ceremoni.

Njoftimi:

1.- Ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit të automjeteve nga Republika Federale e Gjermanisë për FSK-në

Në kazermën e FSK-së, “Adem Jashari”, në Prishtinë, sot ditë e enjte, 11 prill, duke filluar nga ora 10:30, do të mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit të automjeteve nga Republika Federale e Gjermanisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë: ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, si dhe zyrtarë dhe oficerë të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Lajme të ngjashme