Gjendja kushtetuese në vend, Peci: Tash qeverisje legale kanë vetëm komunat - NACIONALE

Gjendja kushtetuese në vend, Peci: Tash qeverisje legale kanë vetëm komunat

1 orë më parë

nga NACIONALE

Drejtori i KIPRED-it, Lulzim Peci, e ka cilësuar shqetësuese situatën institucionale në Kosovë.

Ai tha se aktualisht vetëm komunat kanë qeverisje legale, duke kritikuar funksionimin e institucioneve qendrore.

“Prej ditës së djeshme në Kosovë qeverisje legale kanë vetëm komunat”, shkroi Peci.

Sipas tij, Kosova është larguar nga funksionimi si shtet i bazuar në Kushtetutë dhe ligje.

“Jemi shndërruar në bashkësi të komunave”, u shpreh ai, duke kërkuar që situatës t’i jepet fund sa më parë.

Lajme të ngjashme