Gjendet i gjallë personi që u shpall i zhdukur në Istog, dërgohet me urgjencë në spital - NACIONALE

Gjendet i gjallë personi që u shpall i zhdukur në Istog, dërgohet me urgjencë në spital

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i moshuar që ishte raportuar si i zhdukur në rrugën “Fadil Ferati” në Istog të enjten është gjetur.

Në raportin 24 orësh të policisë është thënë se personi në fjalë është gjetur me shenja jete brenda banesës së tij dhe me urgjencë është dërguar të mjeku.

Sipas policisë, tani ai është duke e marrë trajtimin mjekësor në Spitalin e Pejës.

“Rr. Fadil Ferati, Istog 12-13.02.2026 – NN. Është raportuar se viktima i moshuar mashkull kosovar, i cili kishte qenë duke jetuar i vetëm në banesë, nuk iu kishte përgjigje thirrjeve telefonike të familjarëve të tij, andaj njësiti policor së bashku me dëshmitarin i afërm i viktimës, në konsultim me prokurorin me forcë kanë hapë derën e banesës, brenda është gjete viktima me shenja jete i cili me urgjencë është dërguar te mjeku dhe gjendet duke marr tretman mjekësor në spitalin rajonal Pejë”, është thënë në raportin e Policisë.

Lajme të ngjashme