Gjendet eksplozivë te dy djem 13-vjeçarë në Gjermani, tentonin të kryenin një sulm masiv - NACIONALE

Gjendet eksplozivë te dy djem 13-vjeçarë në Gjermani, tentonin të kryenin një sulm masiv

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Pas zbulimit të lëndës plasëse në zotërimin e dy 13-vjeçarëve në Rhineland të Gjermanisë, policia bëri të ditur se dyshohet se fëmijët kanë planifikuar një krim të rëndë.

Një zëdhënës i policisë tha të martën se njëri nga dy të dyshuarit kishte kërkuar në internet për sulme masive. Fëmijët janë mbajtur në një spital psikiatrik, shkruajnë mediat gjermane.

Njëri nga djemtë iu bashkua grupeve të bisedës rreth sulmeve masive dhe pyeti se ku zakonisht shkojnë gjërat keq në sulme të tilla dhe si të shmangen ndalimin e autorëve. Sipas njoftimit të policisë, 13-vjeçari ka bërë shumë përpjekje për të hetuar sulme të tilla.

Hetuesit në një periudhë shumë të shkurtër kanë marrë vesh për bisedat dhe planet në internet të të dyshuarve dhe kanë konstatuar një rrezik konkret. Me sa duket ata tashmë kishin një vendndodhje specifike në mendje. Po të zbatoheshin planet, më shumë njerëz do të ishin në rrezik serioz, tha një zëdhënës i policisë.

Ditën e hënë me vendim gjykate janë kontrolluar tre banesa. Oficerët e policisë gjetën eksplozivë dhe sende të tjera të ndaluara dhe konfiskuan telefona celularë dhe kompjuterë. /Nacionale/

Lajme të ngjashme