Gjenden mbetje mortore të gjashtë personave në Prekaz, dyshohet se janë të zhdukur nga lufta e fundit - NACIONALE

Gjenden mbetje mortore të gjashtë personave në Prekaz, dyshohet se janë të zhdukur nga lufta e fundit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Janë gjendje mbetje mortore që dyshohet se janë trupa të zhdukur gjatë luftës së fundit në Prekaz të Poshtëm të Skenderajt.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi, ku kanë thënë se për ekshumim ka pasur Urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti Special

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, përkatësisht Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur Gjatë Luftës në Kosovë, në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore, kanë zbatuar Urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti Special, për ekshumim në Prekaz të Poshtëm, të Skenderajt.” – thuhet në njoftim.

PK ka njoftuar se 9 nëntor 2023 janë gjetur skeletet e tre trupave, ndërsa më 20, 21 dhe 24 nëntor janë gjendur edhe të tre personave të tjetër.

Gjatë gërmimeve-kërkimeve, janë hasë disa mbetje mortore (gjetje eshtërore) që dyshohet të jenë të disa personave nga lufta e fundit. Më datë, 09 nëntor 2023 janë gjetur skelete të tre trupave. Hulumtimet kanë vazhduar edhe ditëve në vazhdim, kështu me 20, 21 dhe 24 nëntor 2023 janë hasur gjetje edhe të tre personave të tjerë. Pra, gjatë gërmimeve në këtë lokacion janë gjetur dhe më pas janë tërhequr nga ekipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore gjithsej trupa (gjetje eshtërore) të 6 (gjashtë) personave që dyshohet të jenë trupa të zhdukur gjatë luftës së fundit.” – thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Gjithashtu u bë e ditur se hulumtimet në këtë rast janë konsideruar të mbyllura nga institucionet e përfshira.

Hulumtimet në këtë lokacion konsiderohen të mbyllura për institucionet e përfshira në këtë rast, por puna në koordinim dhe bashkëpunim mes këtyre do të vazhdojë duke trajtuar çdo informacion që do të ofrohet me qëllim të zbardhjes së rasteve tjera. Me këtë rast, ftohen edhe një herë gjithë ata që mund të kenë ndonjë informacion për ndonjë varr individual apo varreza të ofrojë të dhëna tek institucionet përkatëse.” – thuhet në përfundim.

Për mbetje mortore më 9 nëntor kishe folur edhe Andin Hoti i cili drejton Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Hoti në Forntal në T7, kishte thënë se presin që të paktë të gjejnë eshtra të 5 peronave.

Kemi pasur raste, rasti i fundit ka qenë në Kosovë, ku në një lokacion në Kosovës, s’po e përmend emrin, kemi gjetur 4 trupa brenda një varri. Prandaj s’mund të jemi të sigurt. Pretendimet tona janë t’i gjemë së paku 5 individë që i përkasin luftës së fundit, që iu përkasin fshatarëve përreth Prekazit. Ky është aktiviteti aktual. Para kësaj kemi qenë në Arbanë të Prizrenit. Para Arbanës kemi qenë Bishtazhin të Gjakovës. Edhe aty kemi hasur në disa eshtra. Nuk dihet se sa janë.” – kishte thënë ai.

Njoftimi i policisë:

Lajme të ngjashme