Andin Hoti: Kemi hasur në gjetje mortore në Prizren, do të bëhen analizat - NACIONALE

Andin Hoti: Kemi hasur në gjetje mortore në Prizren, do të bëhen analizat

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Andin Hoti, kryetar i Komisionit Qeveritar për persona të zhdukur, ka njoftuar se në Arbanë, Prizren, janë hasur mbetje motorë, që dyshohet të enë të personave të zhdukur.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se gërmimet filluan mëngjesin e sotëm, dhe tashmë janë gjetur mbetje motore.

“Pas zhvarrimit do të vazhdohet me procedurat e nevojshme të ekzaminimeve mjekoligjore dhe identifikimit përmes analizës së ADN-së në Komisionin Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur.” – ka thënë ai.

Postimi i plotë:

NJOFTIM!

(Kemi hasur në mbetje mortore, potencialisht të personave të zhdukur, në Arbanë, Prizren)

Vazhdojnë gërmimet në kërkim të personave të zhdukur me forcë

Pas përfundimit të gërmimeve në Bishtazhin të Gjakovës, në zbatim të Planit të Punës, pas konsultimeve ndërinstitucionale ekipet e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës , me mbështetjen edhe të ekspertëve të EULEX-it dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq sot kanë vazhduar me gërmimet në lokacionin e varrezave në lagjen Arbanë të Prizrenit.

Gërmimet e filluara paradite , kanë rezultuar me gjetjen dhe zhvarrosjen e eshtrave (mbetjeve mortore) te minimumi një individi, viktimë e luftës, që potencialisht vazhdon të jetë në Listën e Personave të Zhdukur.

Pas zhvarrimit do të vazhdohet me procedurat e nevojshme të ekzaminimeve mjekoligjore dhe identifikimit përmes analizës së ADN-së në Komisionin Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur.

Lajme të ngjashme