Gjashtë muaj shtrenjtim: Inflacioni më shumë se dyfishohet në gjysmën e parë të vitit - NACIONALE

Gjashtë muaj shtrenjtim: Inflacioni më shumë se dyfishohet në gjysmën e parë të vitit

3 orë më parë

nga NACIONALE

Gjysma e parë e vitit 2026 i solli vendit realitet të ri çmimesh, më të lartë dhe të përhapur në gati çdo artikull të shportës familjare.

Sipas të dhënave të përditësuara nga Agjencia e Statistikave, inflacioni mesatar për periudhën janar-qershor arriti në 6,4 për qind.

Për ta vendosur në perspektivë: në të njëjtën periudhë të vitit 2025, ky tregues qëndronte në vetëm 2,8 për qind. Diferenca prej 3,6 pikësh përqindjeje tregon se ritmi i shtrenjtimit është më shumë se dyfishuar brenda një viti.

Asnjë muaj i gjashtëmujorit nuk zbriti nën kufirin e 5,8 për qind.

Inflacioni në Kosovë — H1 2026
Kosovë · IHÇK

Inflacioni në H1 2026

Mesatarja e gjashtëmujorit ishte 2,3 herë mbi H1 2025.

Mesatarja H1 2026 6,4% H1 2025: 2,8%
8% 6% 4% H1 2025 · 2,8% KULMI · PRI 7,5% JAN SHK MAR PRI MAJ QER
Mesatarja H16,4%
Kulmi · prill7,5%
Kundrejt H1 20252,3×
Burimi: ASK, IHÇK · seri e përditësuar 2025=100. Faqja 1 / 3

Kulmi u arrit në prill, me 7,5 për qind, para se inflacioni të zbutej lehtë në 6,8 për qind në maj dhe të mbyllte qershorin në 6,0 për qind.

Por rënia prej 0,4 pikësh në maj dhe vetëm 0,1 pikësh në qershor s'është aspak sinjal rikthimi. Çmimet nuk po bien, por po ngadalësohet shpejtësia me të cilën rriten.

Kjo do të thotë se një shportë që kushtonte 100 euro në qershor 2025, sot i kushton konsumatorit rreth 106 euro. Krahasuar me dhjetorin e kaluar, niveli i përgjithshëm i çmimeve është ngjitur edhe më lart, rreth 3,8 për qind.

Ku po godet më shumë inflacioni

Presioni më i madh bie mbi produktet që i pëksain pjesës më të madhe të buxhetit familjar. Ushqimi dhe pijet joalkoolike zënë 32,76 për qind të shportës, transporti 18,85 për qind, ndërsa strehimi, uji dhe energjia 9,41 për qind.

Të tria së bashku përbëjnë rreth 61 për qind të gjithë konsumit të matur nga ASK-ja. Në qershor, transporti u shtrenjtua me 13,7 për qind krahasuar me një vit më parë, strehimi dhe energjia me 11,1 për qind, kurse ushqimi me 3,9 për qind.

Sipas një llogaritjeje të përafërt me peshat zyrtare, vetëm këto tri kategori shpjegojnë rreth 4,9 pikë nga inflacioni total prej 6,0 për qind – pjesën dërrmuese të shtrenjtimit të përgjithshëm.

Kosova, mbi mesataren rajonale

Krahasimi rajonal e vendos Kosovën qartazi në krye të listës së shtrenjtimit.

Në qershor, inflacioni ishte 3,2 për qind në Shqipëri, 3,6 për qind në Mal të Zi dhe 3,4 për qind në Maqedoninë e Veriut, sipas indekseve kombëtare të çmimeve.

Në eurozonë, norma e harmonizuar qëndronte në 2,8 për qind – më shumë se dyfish më e ulët se ajo e Kosovës. Serbia ende s'e kishte publikuar shifrën e qershorit; në maj, inflacioni atje ishte 3,5 për qind.

Në çdo krahasim të mundshëm, Kosova rezulton vendi ku çmimet po rriten më shpejt në rajon.

Lajme të ngjashme