Gërxhaliu: Produktet serbe nuk i sjellin qytetarët por tregëtarët
Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, duke folur për rritjen e çmimeve në Kosovë, ka thënë se për këto rritje nuk është gjithmonë i njejti faktor siç është lufta në Ukrainë.
Njohësi i Ekonomisë shtoi se Kosova është e varur nga importi i mallrave, dhe në vitin 2022 është shënuar një rekord i ri i importit në vlerë për mbi 5 miliardë euro mallra.
“Kemi pasur një inflacion deri në 20 për qind, kjo e bënë një situatë alarmante, se produktet esenciale janë shtrenjtua, siç është qumështi, djathi mishi, vezët.”- tha ai.
Gërxhaliu foli në RTV Dukagjini edhe për çështjen ee produkteve të Serbisë, ku së fundmi ka një iniciativë të shtuar që të bojkotohen ato.
Ai tha se këto mallëra nuk i sjellin qytetarët por tregëtarët.
“Është një dukuri kohëve të fundit në Kosovë, qoftë për bojkot të prodhimeve të Serbisë qoftë për çmime spekulative përmendet qytetari, dhe askush nga institucionet dhe organizatat e shoqërisë civile nuk e përmend tregëtarin. Besoj se produktet në Kosovë nuk i bijnë qytetarët po tregëtarët, besoj që ngritjen e çmimimeve nuk e bëjnë qyteraët por e bëjnë tregëtarët.” – thotë Gërxhaliu, i cili shton se në këtë drejtim është koha kur apo organët përgjegjëse duhet të jenë më aktive duke kontrolluar se me çfarë çmimi hyhet, sa janë marzhat e fitimit, dhe jo sipas tij gjithmonë të penalizohet qytetari i Kosovës.
