Gërvalla-Schwarz harron dënimin e majmë prej 13 mijë eurosh për fshehje informacioni, lavdërohet për 'transparencë' - NACIONALE

Gërvalla-Schwarz harron dënimin e majmë prej 13 mijë eurosh për fshehje informacioni, lavdërohet për 'transparencë'

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministria që ajo drejton është e fundit që duhet të lavdërohet për transparencë.

Megjithatë, fakti se kanë paguar dënim prej 13 mijë eurove për fshehje të informacionit nuk e pengoi ministren e jashtme kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz që të lavdërohet për transparencë.

Në një intervistë dhënë Zërit të Amerikës, Gërvalla-Schwarz se qeveria aktuale është më transparentja ndonjëherë në historinë e re të Republikës së Kosovës.

"Mendoj që kjo është qeveria më transparente ndonjëherë në historinë e re të Republikës së Kosovës, mendoj se kjo qeveri larg së qeni perfekte në punën e saj, ka ofruar qasje qoftë në dokumente publike por qoftë edhe në përgjithësi në informacione që kanë të bëjnë me qeverinë, ka ofruar qasje shumë më të madhe jo vetëm për gazetarë por edhe institucione apo për shoqërinë civile", tha fillimisht ajo.

Tutje, Schwarz pohoi se ajo është e lumtur me faktin se mediat në Kosovë janë kaq të zëshme në kërkesat e tyre për transparencë, duke shtuar se kjo i shërben një demokracie më të fortë në vendin tonë.

"Unë shumë gëzohem që shoqëria civile dhe mediat në Kosovë janë kaq të zëshme në kërkesat e tyre për më shumë transparencë sepse mendoj që kjo i shërben një demokracie më të fortë në Kosovë. Ne kemi nevojë për një transparencë edhe më të lartë edhe pse tregojnë edhe matjet ndërkombëtare që Kosova sa i përket të drejtës së lirisë së mediave ka kërcyer në organizata ndërkombëtare disa vende lart, prandaj larg së qeni perfekt, jemi duke u munduar që të jemi edhe më mirë. Megjithatë të mos harrojmë që kjo është qeveria më transparente që ka pasur ndonjëherë Republika e Kosovës".

Shpenzimet e z.Prindon Sadriu

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) e ka dënuar me 13 mijë euro Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, pasi këta të fundit nuk kanë ofruar qasje në dokumente publike për shpenzimet për udhëtime (karburante) të diplomatit dhe bashkëshortit të presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriut, gjatë periudhës prej muajit shkurt 2019, deri në muajin shkurt të këtij viti.

Me shumën prej tre mijë eurove, MPJ-ja është gjobitur për shkak të moszbatimit të vendimit Nr A-272/2022 për heshtje ndaj kërkesës për qasje në dokumente publike.

Derisa 10 mijë euro është gjobitur për moszbatimin e vendimit Nr A-272/2022 dhe për pamundësimin e realizimit të së drejtës për qasje në dokumente publike.

Më e dobëta

Në një sondazh të muajve më parë, nga lexuesit e Nacionales në Viber, ministrja Gërvalla u zgjodh si më e dobëta e ekzekutivit aktual.

Nga 1873 anëtarë sa kishin marrë pjesë në votim, mbi 1000 sosh, ose 55% e pjesëmarrësve mendonin se Gërvalla ka regjistruar punën më të keqe.

Gërvalla-Schwarz, përveç postit të ministres së jashtme, ushtron edhe atë të zëvendës-kryeministres, por që deri më tani në pak raste e ka dëshmuar se e meriton udhëheqjen e një dikasteri të tillë, e goxha të rëndësishëm për një vend si Kosova.

Huqjet në rrjetin social "Twitter", paraqitjet e dobëta televizive e takime "aksidentale" që mund të dëmtonin shtetin tonë në politikën e jashtme, qenë pikat negative të rrugëtimit të saj të deritanishëm.

Lajme të ngjashme