Gërvalla reagon për tërmetin në Turqi: Kosova e gatshme të ndihmojë
Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla përmes një postimi të bërë në Twitter, ka shprehur ngushëllimet për humbjet e jetëve pas tërmetit që goditi Turqinë.
Gërvalla ka thirrur në telefon homologun e saj turk, Mevlut Cavusoglu, pas tërmetit për ti shprehur ngushëllimet për të gjithë personat që humbën jetën, duke shpresuar për shpëtimin e personave të pagjetur.
“Fola me kolegun tim turk, Mevlut Cavusoglu dhe shprehëm ngushëllimet tonë të sinqerta për humbjet e jetëve në këtë tërmet të tmerrshëm. Ne shpresojmë që ata që janë të pagjetur do të shpëtohen shpejtë. Kosova qëndron gati të ndihmojë në çdo formë të mundshme”, shkroi Gërvalla në Twitter.
Postimi i plotë:
I spoke to my 🇹🇷 colleague @MevlutCavusoglu and expressed our deepest condolences for the loss of lives caused by the terrible earthquake.
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) February 6, 2023
We hope that those still missing will be rescued soon. 🇽🇰 stands ready to help in every way possible. pic.twitter.com/Mx14CDc9wD