Gërvalla nuk tregon nëse i kanë numrat, fajëson opozitën: Nëse opozita është gati do të vazhdojmë me procedurat
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka vazhduar kritikat ndaj opozitës.
Ndonëse nuk ka treguar nëse VV-ja i ka votat për konstitumin e Kuvendit, ajo ka thënë vazhdimi i procedurave varet nga opozita.
“Ne sot e kemi edhe vazhdimin e seancës, do të shohim sa do të jetë në gjendje opozita të ndjekë procedurën”, ka thënë Gërvalla derisa ka hyrë në ndërtesën e Kuvendit.
Sipas saj, gjithçka varet nga opozita.
“Nëse opozita është gati sot të mos bllokoi, vazhdojmë me procedurat e përpara”, ka thënë Gërvalla.