Gërvalla në OKB, Buzhala: Si Daçiqi, intimisht është e kënaqur me çka po ndodhë në Gjykatën Speciale - NACIONALE

Gërvalla në OKB, Buzhala: Si Daçiqi, intimisht është e kënaqur me çka po ndodhë në Gjykatën Speciale

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjatë raportimit gjashtëmujorësh në Këshill të Sigurimit të OKB-së, pati një përplasje mes ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla dhe ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ku ne debatin mes tyre, Daçiq ia rikujtoi ministres një deklaratë të saj të mëhershme – atë që ajo kishte dëshmi kundër ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, që mund ti depononte në Gjykatën Speciale.

Duke komentuar gjithë përballjen mes tyre, gazetari Berat Buzhala, në një video të re thotë se Gërvalla është “bombë me sahat”.

“Ajo çka nuk dihet për të është se kur shpërthen, gjithashtu nuk dihet se kur të shpërthejë në atë moment, kush kanë me kanë viktimat kolaterale që gjenden afër saj,”- është shprehur Buzhala.

Më tej, ndërsa komenton deklaratën e Gërvallës të atëhershme për Thaçin e Veselin, Buzhala e quan frustrim, ndërsa shton se Gërvalla flet gjithë kohën për krime politike, por nuk di t’i adresojë në mënyrë konkrete.

“Është tjetër sen me ta marrë menja, e tjetër sen me pas fakte. Për sa kohë subjekti që fol paushall, është një klloun që kcen prej një studio televizive në një tjetër, nuk është e rrezikshme, mundet me kanë pak simpatike,”- thotë Buzhala, ndërsa shton se do të ishte shoW për njerëzit.

“Kllounët bëjnë cirk, qytetarët argëtohet. Problem është, ose çështja bëhet serioze, kur kllounët marrin pushtet, kur futen në institucione. Nuk është që bëhen njerëz serioz, ndodhë e kundërta, institucionet shënderrohen në cirk,”- shprehet Buzhala.

Tutje, duke u kthyer te ballafaqimi i Gërvallës me Daçiqin në OKB, Buzhala thotë se, "i patëm dy ministra që kenë në anën e njejtë të medaljes".

Më poshtë e gjeni bashkangjitur edhe videon e plotë.

Lajme të ngjashme