Gërvalla i thotë KiE-së se tash ka detyrim ndaj Kosovës: Ta kryejnë, të na ftojnë për anëtarësim - NACIONALE

Gërvalla i thotë KiE-së se tash ka detyrim ndaj Kosovës: Ta kryejnë, të na ftojnë për anëtarësim

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sipas kryediplomates Donika Gërvalla, Këshilli i Evropës tash e ka detyrim ta ftojë Kosovën për t’iu bashkuar organizatës. Të paktën, kështu ajo la të kuptohej në një konferencë të mbajtur gjatë së enjtes.

Mëngjesin e sotëm, ministrja e Punëve të Jashtme njoftoi se i ka nisur letër Asamblesë Parlamentare të KiE-së, ku zotohet se Qeveria do ta hartojë një draft-statut për Asociacionin, dhe më pas, të njëjtin do ta nisin për në Kushtetuese gjatë fundit të këtij muaji.

Tash, ajo po i kërkon KiE-së ta kryejë “detyrimin e vet”.

“Pas konkretizimit të sotëm, të zotimit tonë, kërkojmë dhe presim nga KiE që ta përmbushë pjesën e vet të detyrimit dhe ta ftojë Kosovën për t’iu bashkuar pa vonesë KiE-së, jo vetëm si vendi me më së shumti kushti, por i cili ka përmbushur këto kushte.” – tha ajo.

Anise Kosova ka mbetur jashtë agjendës për votimin e aplikimit të saj nga Komiteti i Ministrave në KiE, Gërvalla po thotë se po të ishte i vonuar, do ishte dërguar më herët.

“Po të konsideronim që është i vonuar, do ta kishim dërguar më herët, nuk do e kishim dërguar sot. Sa i përket komenteve të opozitës, t’ju them të drejtën s’i kam lexuar sepse kam qenë në Kuvend.

Dhe pse jo, paraprakisht, dua të ruaj procesin dhe nuk do të bisedojmë sot as rreth partnereëve që na përkrahin, as rreth sigurimit të përkrahjes.” – u shpreh ajo në një konferencë për media.

Në anën tjetër, shtetet e QUINT-it sipas disa burimeve, nuk e kanë pritur mirë faktin që kryediplomatja Donika Gërvalla publikoi letrën, pa i informuar ata përmes kanaleve zyrtare.

Kjo pyetje, iu shtrua sot Gërvallës edhe në një konferencë për media. Të njëjtës, ajo refuzoi t’i përgjigjet, duke e ftuar “në skenë” zëvendëisn e saj.

“Mos t’i përsëris disa prej gjëravre që i thash, e kisha ftu zv.ministrin t’i përgjigjet kësaj pyetje. – tha fillimisht Gërvalla.

Ndërkaq, zëvendësministri Kreshnik Ahmeti, tha se letra nuk u publikua pa ua dërguar fillimisht shteteve të QUINT-it.

“Letra nuk është publikuar pa u dërgu nëpërmjet kanaleve zyrtare, pra fillimisht është dërguar, të gjitha vendet e QUINT-it, edhe ShBA-të, në fakt ShBA-të janë anëtare monitoruese, prandaj kjo gjë është bërë.”tha ajo në një konferencë për media.

Ndërkohë, sot e nesër Komiteti i Ministrave të KiE-së pritet të mbajnë mbledhjen e radhës. Kosova nuk është vendosur në agjendën e takimit.

Javën që lamë pas, kryeministri Kurti njoftoi se Qeverisë i është vënë një kusht i ri për anëtarësim, e që është zbatimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Pengesat për anëtarësim i mendonim nga shtete që s’e njohin Kosovën, por assesi e asnjëherë s’e mendonim që pengesë do të bëheshin shtetet demokratike që kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë përkrahëse të Kosovës për zhvillim e demokratizim e më herët ishin krah nesh për çlirim e pavarësim.” kishte thënë Kurti, derisa njoftonte për kushtin në fjalë.

Lajme të ngjashme