Gërvalla apel ndërkombëtarëve: Pranojeni, politika e zbutjes ndaj Serbisë ka dështuar
Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, i ka bërë thirrje ndërkombërtarëve të pranojë faktin se “politika e zbutjes ndaj Serbisë ka dështuar”.
Ajo ka thënë më tej se “regjimi i Vuçiqit përbën një kërcënim për paqen dhe stabilitetin e Evropës”.
Postimi:
Kosova sot ka konfirmuar se një nga terroristët që mori pjesë në sulmin vdekjeprurës ndaj Policisë sonë, ka shërbyer si truprojë e shefit të shërbimit të fshehtë të Serbisë në vitin 2013.
Ne gjetëm gjithashtu një certifikatë që lidhte drejtpërdrejt ushtrinë serbe me një nga armët e sekuestruara.
I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të pranojë se politika e zbutjes ndaj Serbisë ka dështuar. Nevojitet një ndryshim thelbësor.
Regjimi i Vuçiqit përbën një kërcënim për paqen dhe stabilitetin e Evropës. Këtë herë, ne nuk mund të përballojmë t'i kthehemi biznesit si zakonisht.
Today, Kosova has confirmed that one of the terrorists who participated in the deadly attack on our Police served as a bodyguard for Serbia's sitting intelligence chief back in 2013.
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) September 27, 2023
We also found a certificate directly linking the Serbian army to one of the seized weapons. 1/2