Gazmend Muhaxheri kopjon Përparim Ramën, njofton se do të fillojnë me faza testuese në disa rrugë të Pejës
Komuna e Pejës ka bërë të ditur se nga data 25.06.2023 deri me datën 02.07.2023 do të fillojnë me fazën testuese për ndryshimin e qarkullimit në trafik në drejtimet njëkahore ne disa rrugë lokale në qytet.
Komuna e Pejës ka bërë të ditur në njoftim se për këtë vendim kanë bashkëpunuar me Policinë e Kosovës – stacioni në Pejë.
Sipas tyre ky plan ka për qëllim realizimin e qarkullimit sa më të lehtë dhe evitimin e ngarkesave në trafikun urban nga mjetet motorrike.
Njoftimi i plotë:
Komuna e Pejës dhe Policia e Kosovës stacioni në Pejë lëshojnë këtë - Njoftim për Qytetaret e Komunes se Pejës
Komuna e Pejës në bashkëpunim me Policinë e Kosoves- stacioni në Pejë, ju njoftojnë se që nga data 25.06.2023 ditë e dielë deri me datë 02.07.2023 , do të fillojnë me fazën testuese për ndryshimin e qarkullimit në trafik në drejtimet njëkahore ne disa rrugë lokale në qytet.
Ky plan ka për qëllim realizimin e qarkullimit sa më të lehtë dhe evitimin e ngarkesave në trafikun urban nga mjetet motorrike.
