Gazetari serb, Kërstiq, e quan Vuçiqin ''m** i madh me lula'' - NACIONALE

Gazetari serb, Kërstiq, e quan Vuçiqin ''m** i madh me lula''

10 muaj më parë

nga Rea Sefa

Gazetari serb nga Kosova, Branislav Kërstiq, në një intervistë e ka quajtur Vuçiqin ‘’m** i madh me lula’’.

Ai tha se derisa Vuçiqi të jetë në Beograd, serbët e veriut do vazhdojnë të jetojnë si viktima të një politike monstruoze.

Kërstiq gjithashtu shtoi se Beogradi i ka tradhëtuar serbët e veriut, por serbët e veriut kurrë atë.

“Derisa Vuçiqi është në Beograd, ne serbët do ta kemi pushtetin e Listës Serbe. Ne do të vazhdojmë ta jetojmë jetën tonë si viktima të një politike monstruoze. Serbët e veriut kurrë se kanë tradhtuar Beogradin. Në fund Beogradi i ka tradhtuar serbët’’- tha Kërstiq për Kanal10.

Në vazhdim gazetari, i revoltuar, e quan Vuçiqin një ‘’m** i madh me lula’’.

‘’Vuçiq është një m** i madh me lula që nuk i kupton sendet’’- tha Kërstiq.

Ai ndër të tjera foli edhe për organizimin e serbëve të veriut për mbledhjen e tyre në Beograd, për kundër-protestën e organizuar nga Vuçiq ndaj protestave të mijëra qytetarëve që po protestojnë kundër despotizimit të tij në Serbi.

Lidhur me këtë Kërstiq tha se Vuçiq po e bën këtë gjë, duke i obliguar qytetarët të shkojnë, për t’i treguar botës për mbështetjën që kinse e ka.

“Vuçiqi i ka angazhuar edhe serbët e Dodoikut që të shkojnë në Beograd e të marrin pjesë në protestë. Tash ai po do me i tregu botës që e ka mbështetjen e kinse popullit. 80% e serbëve me buxhetin e Kosovës, janë të obliguar të shkojnë në protestat në Beograd. Ata që i kanë marrë banesat nga Vuçiqi, edhe ata janë të obliguar’’- tha Kërstiq.

Lajme të ngjashme