Gazetari Seferi: Sipas informacioneve jozyrtare, tre policët e Kosovës janë sjellë në Beograd
Gazetari Idro Seferi ka thënë se sipas informacioneve jozyrtare tre policët e Kosovës që u arrestuan nga policia derbe janë dërguar në Beogradi.
Ai përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se me rastin do të merret prokuroria.
“Videot e policise se Serbise e konfirmojne arrestimin e tre policeve te Kosoves. Ne oren 16h pritet te kete nje konference per me shume detaje. Sipas infove jozyrtare policet jane sjell ne Beograd dhe me ta do te merret prokuroria.” – ka shkruar ai.
Çka ndodhi?
Pas raportimeve nëpër media serb, policia e Kosovës ka dalë me një komunikatë për media, ku ka thënë se “në zonën kufitare në veri të vendit dyshohet se janë kidnapuar tre zyrtarë kufitarë patrullues”.
“Me qëllim që të ndërmerren veprime konkrete për sigurinë e zyrtarëve policorë që dyshohet të jenë kidnapuar nga forcat serbe, janë kontaktuar të gjitha mekanizmat vendor dhe ndërkombëtar që të njëjtit të lirohen sa më parë dhe të kthehen në Polici të Kosovës.” – thuhet në njoftimin e tyre.
Ministri Sveçla ndërkaq, s’e ka përdorru fjalën “dyshim”, por ka thënë se policët “janë kidnapuar”.
“Përderisa rendi dhe ligji po zbatohet në vendin tonë, Serbia kriminale ka hyrë në territorin e Kosovës dhe ka kidnapuar 3 zyrtarë policorë të Republikës së Kosovës, në shkelje të çdo marrëveshje e kundër çdo parimi të normave ndërkombëtare.” – ka thënë ai.
Ministri i Qeverisë Kurti i ka bërë thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të rrisin presionin ndaj Serbisë.

