Gazetari që përkrah VV-në e quan Lajçakun “pit bull të Vuçiqit” pas zhvillimeve të sotme
Sezona e sharjeve ndaj emisarit special Mirosllav Lajçak duket se po nis, pas vizitës së sotme të tij në Kosovë ku u takua me kryeministrin Kurti dhe kryetarin e Mitrovicës Hamzën deri tash. Kush e nisi këtë sezonë?
Është Gëzim Mekuli, gazetari që e përkrah fort Kurtin dhe Vetëvendosjen.
Për shkak të qëndrimit të z. Lajçak se ura e ibrit nuk mund të rihapej pa dialog dhe pa pasur pajtim nga të dy palët, Mekuli e quajti Lajçakun “Pit bulli” i Serbisë e i Vuçiqit.
“Të lumtë “Pit Bulli” i Vuçiqit.” – shkruan ai.
Por, z. Mekuli nuk ndalet vetëm te Lajçaku. Ai shpreh frustrim edhe me televizione, portale dhe analistë shqiptarë.
“Shumë “Pit Bulla” kishte Serbia bre.”
“Ham, ham, ham, ham!” - ka vazhduar tutje ai.
