Gazetari nga Shqipëria pas seancës në OKB: Qëndrimi refuzues ndaj këshillave të ShBA-së nuk është i duhuri
Ermal Mulosmani, gazetar nga Shqipëria, ka komentuar zhvillimet në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku u përballën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ai ka shpërndarë një status të Milazim Krasniqit, profesor universitar, duke shkruar se “Duket se Kurti paska shkëlqyer mbrëmë në OKB, unë nuk e pashë”.
Tutje, ai ka shkruar se vazhdon të mendojë se qëndrimi refuzues ndaj këshillave të ShBA-së, nuk është i duhuri.
“Nga ana tjetër unë vazhdoj të mendoj se qëndrimi refuzues ndaj këshillave të USA-s nuk është i duhuri. Nganjëherë qëndrimet parimore dëmtojnë më shumë sesa ato konjukturale. Kosova duhet të anojë nga të dytat.” – shkroi ai, ndër të tjera.