Gazetari Krasniqi pyet “si krijohet familja”, hoxhallarët: Duhet një burrë e një grua
Pas debatit të javës së fundit të shkaktuar nga deklarata e nënkryetares të Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, e cila njoftoi se është në pritje të një fëmije pa qenë në lidhje martesore, gazetari i Nacionales, Vullnet Krasniqi ka polemizuar me hoxhallarët në lidhje me çështjen.
I ftuar në T7, Krasniqi ka pyetur hoxhallarët, Hysamedin Abazi dhe Osman Musliu në lidhje me martesën dhe krijimin e familjes.
Pyetjes së Krasniqit, se “a është traditë ajo ku shitet femra tek burri”, hoxhallarët i janë përgjigjur duke thënë se nuk është traditë as fetare e as shqiptare.
“Nuk është ajo as tradita fetare e as shqitpare. Nuk duhet ta marrim blanko. Duhet të ecim me kohën, e kur bëhet fjala që të ecim me natyrshmërinë tonë ashtu siç na ka krijuar Zoti, prej kohës së Ademit familja është krijuar nga burri dhe gruaja,”- është përgjigjur Abazi, ndërkohë që Krasniqi ka vazhduar me pyetje të tjera.
“Çka do të thotë prej kohës së Ademit. Si duhet të krijohet familja?”, është drejtuar Krasniqi, ku si përgjigje nga hoxhë Musliu ka marrë: “Duhet një burrë dhe një grua”.
Ndërkohë që me sarkazëm, Krasniqi ka pyetur sërish: “Burri duhet me hy brenda? Apo jo?”
Hoxhë Abazi ka vazhduar të thotë se fanatizmat shqiptarë nuk janë në linjë me islamin, ndërsa ka theksuar se para 14 shekujve në islam, gruaja ka pasur të drejtë në pronë.
