Gazetari i Nacionales Col Mehmeti, kërcënohet nga Hysen Hysenaj – Prince Double H
Një e-mail adresë me përmbajtje kërcënuese, në emër të reperit Hysen Hysenaj (hysenhysenaj@icloud.com) ka arritur në Redaksisë së Nacionales – në veçanti, ndaj gazetarit tonë dhe redaktorit të opinioneve, Col Mehmeti.
Derisa për Gazetën Nacionale, personi në fjalë përmend padinë, për gazetarin tonë Col Mehmeti, përmend “ligjin kanunor shqiptar’.
Gazeta Nacionale e ka njoftuar Policinë e Kosovës, për këtë e-mail, përmbajtjen e së cilës, të plotë dhe pa ndërhyrje mund ta lexoni më poshtë:
“nderuar Zotëri/Zonjë,
Me anë të kësaj kerkese ju kërkoj që menjëherë të fshini artikullin e botuar kundër meje dhe të lëshoni një kundërshtim.
Nëse ky artikull nuk hiqet dhe nuk publikohet një kundërshtim brenda 24 orëve, do të detyrohem t'ju padis si gazet dhe poashtu dhe autorin Col Mehmetin me qdo mundsi dhe rruge ligjore dhe jasht asaj nepermjet ligjit kanunor shqiptar.
Asnjë nga deklaratat e bëra nuk mbrohet nga liria e shprehjes; ato synojnë thjesht të shpifin dhe të dëmtojnë qëllimisht reputacionin tim.
Ju pershendes

Hysenaj ka reaguar me kërcënim, ndaj shkrimit të gazetarit Mehmeti me titull: “Islamizmi radikal mpreh gërshërët ndaj këngëve ikonike shqipe”