Gashi reagon ndaj ministres Haxhiu: Mos bëj zhurmë prapa - NACIONALE

Gashi reagon ndaj ministres Haxhiu: Mos bëj zhurmë prapa

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se rrezikimi i marrëdhënive me partnerët ndërkombëtarë duke nxitur kriza është i rrezkishëm.

Gashi në seancën e Kuvendit të Kosovës ka thënë kërkesa e SHBA-ve për shtyrje të vendimit për taragt është dashur të zbatohet.

Zhurma e juaj gjithmonë do të jetë më e vogël se përkushtimi ynë. Kryeministri nga egoja po e rrezikon partneritetin. Sot kryeministri ka për detyrë të garantojë partneritetin ndërkombëtar dhe ligjshmërinë në territorin e Kosovës, dhe këto dyja janë vështirë të mbahen të balancuara. Por është detyrë kushtetuese e kryeministrit ta bëj këtë veprim. E dëgjuam Kusari-Lilën që foli serbisht, problem është se veprimet janë pasoja për Kosovën. Po angazhohemi maksimalisht që të japim ndihmën tonë institucioneve të vendit, dhe të mos e rrezikojmë partneritetin ndërkombëtar. Rrezikimi i partneritetit duke nxitur kriza, është i rrezikshëm. Kërkesa për shtyrjen 10-mujore për një temë e cila nuk është prioritare për botën e Kosovën, ka qenë kërkesë e cila është dashur të zbatohet. Kur bota rrezikohet nga lufta bërthamore ata nuk kanë kohë të merren me targa në veri të Kosovës.”, ka thënë ai.

Ai ka reaguar edhe ndaj ministres Albulena Haxhiu

Sot s’kemi hiç prokurorë e gjyqtarë. Sot nuk ka kryetarë të komunave. Sot nuk ka asamblistë në veri të Kosovës. Dhe ne duhet të jemi të përgjegjëshëm dhe të ndërgjegjshëm në ato që bëjmë. Kuptoj frustrimin e qeverisë, por nuk e kuptoj gjuhën e ministres dhe fjalët që përdorë nga prapa. Do të duhej që kryesuesja t’ia tërheq vërejtjen e ta largojë nga salla. Nuk po e bën, në rregull. Shteti i Kosovës është prioritet i yni prandaj jemi këtu, e do të jemi çdo ditë.”, ka thënë tutje ai.

Lajme të ngjashme