Haradinaj në Kuvend kërkon katër veprime nga Kurti: Ikja nuk e ndihmon gjendjen
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka propozuar disa veprime që sipas tij qeveria duhet të ndërmarrë në lidhje me dialogun dhe zhvillimet në veriun e vendit.
Ai ka thënë se duhet shtyrja e vendimit për targa dhe dialog edhe me serbët lokalë, raporton Nacionale.
“Iu lutem të bashkohemi në veprimin e parë, e veprimi i parë është pranimi i këlrkesës për shtyrjen e targave deri në marrëveshje. Veprimi i dytë është dialogu me serbët lokalë, serbët e Kosovës. Veprimi i tretë është dialog intensiv i qeverisë me opozitën, jo për shkak të konferencave e fotografie, por për shkak të gjendjes. Veprimi i katërt është Samit takim në Amerikë deri në përmbylljen e marrëvshjes finale Kosovë-Serbi”, ka thënë Haradinaj, transmeton Nacionale.
“Ikja nga këto veprime, përpjekja që përmes turizmit diplomatik e shëtitja nëpër kryeqytete të Evropës, apo deklarimet rrethanore nuk e ndihmojnë gjendjen.Askush nuk do të jetë më pak fajtor. Nuk do të jetë faji i pozitës. Të gjithë do të bartim peshën”, deklaroi Haradinaj në Kuvendin e Kosovës.