Gashi: Në procedurë penale gjykatat nuk kanë vendosur mbi propozimin për kërkesën pasurore juridike - NACIONALE

Gashi: Në procedurë penale gjykatat nuk kanë vendosur mbi propozimin për kërkesën pasurore juridike

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka prezantuar raportin “Kompensimi i viktimave të dhunës në familje”, i cili tregon se gjykatat në procedurë penale në asnjë rast nuk kanë vendosur mbi propozimin për kërkesën pasurore juridik.

Gjatë prezantimit të raportit, hulumtuesja e IKD-së, Shqiponjë Gashi ka thënë se kjo e drejtë parashihet në Kodin e Procedurës Penale.

Megjithatë, ka thënë ajo, gjykatat e Kosovës në asnjë rast në procedurë penale nuk kanë vendosur mbi propozimin për kërkesën pasurore juridike, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gashi ka thënë se mohimi i kësaj të drejtë nga gjykatat në procedurën penale mund të merret si dështim në mbrojtjen e viktimës.

Zhvillimi i një procedure penale dhe një civile njëkohësisht, për rastin e njëjtë shkakton rëndesë tjetër në sistemin e drejtësisë. Kjo pasi që, për çështjen e njëjtë që do të mund të përfundohej në procedurë penale do të zhvillohet procedurë civile, dhe duke marrë gjithnjë në konsideratë kohëzgjatjen e lëndëve civile, në mënyrë të paevitueshme do të reflektohej ndikimi në gjykimin në kohë të arsyeshëm”, ka thënë Gashi.

Lajme të ngjashme