Gashi: Kurti paska lëshu pe, po s’po kuptoj pse ju të regjimit të vjetër jeni gëzu
As Shkëlzen Gashi nuk duket i kënaqur me arritjen e marrëveshjes për targa mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave.
Mirëpo, Gashi nuk e ka të qartë pse janë gëzu, siç i quan ai “ata të regjimit të vjetër”
“Ky paska lëshu pe, po s'po e kuptoj pse ju të regjimit të vjetër qenkeni gëzu...”, shkruan Gashi në llogarinë e tij në Facebook.
Kujtojmë se pas disa diskutimeve të gjata, Kosova dhe Serbia kanë gjetur dakordimin për çështjen e targave.
Arritja e marrëveshjes është konfirmuar nga kryediplomati evropian i Politikës së Jashtme, Josep Borrell.
“Me kënaqësi ju njoftoj se kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, nën lehtësimin e BE-së, kanë rënë dakord për masat, për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për t'u përqendruar plotësisht në propozimin për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre”, ka shkruar Borrell.