Gashi - Haradinajt: Më mirë me vesh bluzë të Kosovës, me i tregu Vuçiqit që je i gatshëm me mbrojt vendin
Shkëlzen Gashi, ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti ka reaguar ndaj kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, pasi që i njëjti në një konferencë për media dy ditë më parë është parë i veshur me një bluzë me llogo të NATO-s.
Gashi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ma mirë do të ishte me dalë me maicë të Kosovës, për t’i treguar Vuçiqit se është i gatshëm me e mbojt Kosovës nëse Serbia tenton me sulmu.
“Tek tash e pashë: tipi me maicë të marinsave amerikanë në vend që me dalë me maicë të Kosovës e me i tregu vučić-it se është i gatshëm me e mbrojt Kosovën nëse Serbia tenton me e sulmu, tipi mundohet me tregu se është i gatshëm me e mbrojt Amerikën prej Kosovës.” – ka shkruar Gashi.
Haradinaj doli i veshur me bluzë me llogon e NATO-s pas sanksioneve që ShBA-ja vendosi Kosovës, për shkak të situatës në veri.
