Ganimete Musliu paralajmëron: Mos më detyroni me tregu me emra ndërhyrjet që po i bëni në AKI
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka paralajmëruar se mund të tregojë për të gjitha ndërhyrjet që po bëhen në AKI.
Ajo ka thënë se për gjithçka në RTK, vendos Dejona Mihali.
“Drejtori i TV-së në RTK, aktivist i VV-së, që implikon AKI-në në sulmin ndaj dy mediave, dje tha se AKI-ja nuk ka qenë e përfshirë, e ka dëmtuar shumë AKI-në, këtë institucion vital të vendit. Kjo gjë nuk duhet të lejohet të vazhdohet më tutje. Kjo praktikë duhet të ndalet, dhe prej kësaj foltoreje, unë e di shumë mire sensitvitetin që ka kjo temë, dua ta them veç një fjalë: larg duart nga AKI-ja. Sepse nuk iu garantoj që në seancën tjerë dal e flas me emër për secilin, dështim, secilën ndërhyrje që po tenton VV-ja ta bëjë. Informacionet që vine nga RTK-ja, tregojnë që Dejona emëron e shkarkon stafin dhe udhëheqë de facto RTK-në. Asnjë veprim në RTK nuk bëhet pa aprovimin e saj. Albini e ka emëruar një njeri e cila është e dyshimtë, asaj ia ka ndaluar Kosova me qëndru në këtë vend”, tha Musliu.