Gabon keq Bajqinovci: Kufirin me Serbinë duket që e paraqet si “vijë administrative” e jo ndërshtetëror - NACIONALE

Gabon keq Bajqinovci: Kufirin me Serbinë duket që e paraqet si “vijë administrative” e jo ndërshtetëror

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci mbrëmjen e së premtes ka shkruar për 48 baza ushtarake të Serbisë, të cilat, sipas tij, janë të stacionuara përgjatë kufirin me Kosovën.

Megjithatë, në një fotografi të hartës së shtetit të publikuar në faqen e tij në Facebook, si dhe pikave të ushtrisë serbe, ai ka bërë një gabim që, si ligjvënës, do të duhet të mos e bënte; e për më tepër, të kishte tepër më shumë kujdes.

Kufiri me Serbinë, në hartën e publikuar në Facebook, shihet me vijë të kuqe, pra dukshëm si vijë administrative. Ndërkaq, kufijtë tjerë të Kosovës, shihen me vijë të verdhë, si kufij tamam ndërshtetëror. Dallimi është i dukshëm edhe në vetë vijëzimet ndërmjet të kuqes dhe të verdhës.

“Këto janë 48 baza operacionale ushtarake dhe të xhandarmerisë serbe, të stacionuara përreth kufirit të Republikës së Kosovës.” –thuhet ndërkohë në postimin e Bajqinovcit.

Megjithatë, vetë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar që në Marrëveshjen Bazike të mos përdoret shprehja (border) që është termi standard ndërkombëtar për "kufi ndërshtetëror"; por ka pranuar fjalën "frontier", që praktikisht është diçka më shumë se "vijë administrative" dhe më pak se "kufi ndërshtetëror" me Serbinë.

Vlen të theksohet se Kurti, gjatë ditës së djeshme ka publikuar një video, në të cilën thotë se vërehen ushtarë serbë pranë kufirit me Kosovën.

“Sot gjatë ditës, njësi të specializuara të ushtrisë së Serbisë janë vërejtur vetëm disa metra larg kufirit me Kosovën, në afërsi të fshatit Banje të Zubin Potokut. Lëvizje të ngjashme janë regjistruar edhe në fshatin Oslare të Bujanovcit, në afërsi të kufirit me Kosovën.” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme