Gërvalla shifrat në qiell për GDP-në , Bajrami: Si me than i siguruam edhe pesë njohje nga BE
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, s’ka mundur t’u zë besë veshëve nga ç’ka dëgjuar prej Minsitres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila duke folur për një media spanjolle tha se “për tri vite kemi rritur mbi 50% të Brudo Produktit Vendor”.
Bajrami reagoi menjëherë në profilin e saj në Facebook ku e krahasoi këtë pohim – thënë më së buti, spekaktolar – me një ekuivalent hipotetik “që kjo i bie sikur me thanë që ‘tri vitet e fundit kemi siguru njohjet nga 5 vendet e BE-së që nuk e njohin Kosovën’”.
Reagimi i Bajramit:
S’mbulohen dështimi në politikën e jashtme me të pavërteta për ekonominë e Kosovës
Asnjë njohje prej se kanë ardhur në pushtet. Asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Ndërkohë, kryediplomatja del e flet të pavërteta për “lulëzimin ekonomik” të Kosovës.
Kryediplomatja me zero suksese gjatë gjithë mandatit paska thënë që ” kemi rritje të GDP-së për 50%, kjo i bien sikur me pas thanë ''në tri vitet e fundit kemi siguru njohjet nga 5 vendet e BE-së që nuk e njohin Kosovën”
Duhet t’ia kujtoj edhe një herë disa të dhëna ministres së Punëve të Jashtme që viziton herë pas here disa kryetarë të komunave nëpër Kosovë:
❌qe 3 vjet janë nënshkru 890 kontrata me negocim/korrupcion,
❌qe 3 vjet çmimet e produkteve bazë janë rritë 50%,
❌qe 3 vjet askush, amo askush nuk është punësu pa lidhje familjare e partiake ,
❌qe 3 vjet deficiti tregtar ka arrit në 5 miliardë euro,
❌qe 3 vjet ka ikje masive të qytetarëve nga Kosova,
❌qe 3 vjet Martin Berishaj qëndron në pozitën e ambasadorit, pavarësisht skandalit me blerjen e energjisë elektrike,
E kur jemi të rritja ekonomike po ta ilustroj me një grafikon të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, agjenci kjo që operon në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.