Fuga nga Shqipëria tallet me festën e shqiptarëve për fitorën e Zvicrës - NACIONALE

Fuga nga Shqipëria tallet me festën e shqiptarëve për fitorën e Zvicrës

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Profesori universitar në Shqipëri, Artan Fuga, përmes një shkrimi në Facebook, ka komentuar Kampionatin Botëror të Futbollit, "Katar 2022".

Përmes një postimi në Facebook, Fuga pas fitorës së Zvicrës ndaj Serbisë, ka thënë se shtetin helvetik po e trajtojmë si me qenë kundër nismës rajonale Ballkani i Hapur dhe se aty do të zgjidhet çështja e targave.

"Zvicrën e trajtojmë si me qenë kundër Ballkanit të hapur, a thua se atje zgjidhet çështja e targave", ka shkruar Fuga.

Postimi i tij i plotë:

Koment futbolli

Ore unë pak ndeshje kam parë. Se nuk kam tv.

Lëre që ca më thonë këtu, rri mo ti, edhe për futbollin do shprehesh!!!

Nuk merr vesh!

A thua ata meqë janë tifozë dinë më shumë, apo se ne që nuk dimë nuk kemi të drejtën e gojës!

Por aq pak sa kam parë skuadrat më duken:

Brazili ka humbur identitetin e tij bashkë me uniformën. Luan futboll si me qenë Anglia, me racionalitet, bëjnë matematikë kur janë valltarë Salza, si duket përfitojnë se Pele i madh është i sëmurë dhe nuk i sheh!

Zvicrën e trajtojmë si me qenë kundër Ballkanit të hapur, a thua se atje zgjidhet çështja e targave 🙂

A do bëjë apo jo shqiponjën Shaqiri, a Dua Lipa! A thua se nuk është futboll por lufta e tretë botërore!

Gjermania do të bëjë gol kur ndeshjet kanë mbaruar, më kujtohet Kanti që thoshte se unë dua të mirën sepse është e mirë, pra e dua kot, jo se është e dobishme 🙂çfarë na gjeti!

Argjentina më ngjan si makinë mishi, t'i bluan kockat aq sa duket se ata po qe se nuk të mundin, të bëjnë përshesh me grushta 🙂traktor, buldozeri 🙂

Kameruni më duket si orkestër fshati që luan sinfoni 🙂booooooo habiten edhe vetë me atë që bëjnë!

Kosta Rika m'u duk sikur habitej që bënte gol Gjermanisë, si festë minjsh me macen që është me covid 🙂

Ja sa të shoh sot e nesër ca ndeshje dhe ju them 🙂pak durim moooo.

Lajme të ngjashme