FSK-ja vlerësohet si institucioni me besueshmërinë më të lartë të sigurisë në Kosovës
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është vlerësuar institucioni me besueshmërinë më të lartë në Kosovë për vitin 2022.
Kështu ka konfirmuar ministri i Mbrojtjes, Murat Mehaj duke iu referuar Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) e cili siç ka shkruar Mehaj në llogarinë e tij në Facebook, kjo qendër ka konfirmuar se FSK edhe këtë vit doli institucioni më i besueshëm i sigurisë.
“Ky rezultat është pasqyrim i zbatimit të duhur të objektivave me përkushtim të lartë, udhëhequr nga parimi i transparencës dhe llogaridhënies të plotë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar Mehaj.